FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Quagliarella nuk ndalet, rinovon kontratën në moshën 40-vjeçare

Në janar të 2023, sulmuesi italian Fabio Quagliarella do të festojë ditëlindjen e 40-ë, dhe veç një hap larg rinovimit me Sampdorian.

Marrëveshja mes palëve është arritur tashmë dhe që në fillim të javës pritet të vijë zyrtarizimi, me Quagliarellën që do të jetë sërish në dispozicion të Giampaolos, gati për të dërguar topin në rrjetë.

Quagliarella do të nisë sezonin e 7 radhazi me klubin gjenovez, teksa në 6 të kaluarit numëron 229 ndeshje dhe 91 gola të shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi italian i bën në këtë mënyrë kërshëri Ibrës, që po shkon drejt ditëlindjes së 42-të, dhe është pranë rinovimit me Milanin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?