FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Racizmi në Itali, Luciano Spalletti: Mjaft më me urrejtje

Trajneri i Interit ka folur për ngjarjet e shëmtura të së mërkurës ku për post racizmit ekstrem, një tifoz i zikaltërve humbi jetën.

Interi sot do të ballafaqohet me Empolin, por tema kryesore në Itali mbetet çështja e racizmit. Një gjë e tillë duhet zgjidhur dhe trajneri zikaltër shpreh mendimin e tij për këtë temë të ndjeshme.

Spalletti bën thirrje për t’i dhënë fund urrejtjes në futboll. Ai shprehet se gjërat duhet të përmirësohen nga dita në ditë, ndërsa nuk e gjykojë vendimin e dhënë nga gjykata për tifozët e Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aspak problem për ta ndaluar futbollin, por kjo është një zgjidhje momentale. Gjërat duhen përmirësuar nga dita në ditë dhe të gjithë duhet të fillojnë të sillen më mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka ardhur momenti t’i themi stop racizmit, fyerjeve diskriminuese dhe atyre për tragjedinë e Heysel.Mjaft më me urrejtje në futboll, kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të ndodhë. Interi është dënuar me dy ndeshje pa tifozë, por trajneri i zikaltërve nuk ka dashur të flas për këtë gjë.

Nuk e komentoj vendimin e Gjykatës sportive, edhe pse dënohen dhe 80-90% e tifozëve, të cilët janë paqësorë dhe vijnë në stadium për të parë ndeshjen. Nuk duhet të ketë dallim në ngjyrën e bluzave, apo të lëkurës”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?