Radamel Falcao i vetofrohet Realit të Madridit

Skuadra e drejtuar nga Tierry Henry po kalon një krizë që nuk kuptohet se ku e ka fundin. Mban vendin e fundit si në Ligue 1 edhe në grupet e Championsit. Skuadra nga Principata nuk fiton një ndeshje që nga 11 gushti. Një situatë vërtet e rëndë e që është bërë e padurueshme për Radamel Falcaon, i cili dëshiron të ndryshojë ambient duke iu ofruar Realit të Madridit.

Sikurse raportojnë mediat spanjolle, sulmuesi kolumbian, kapiteni historik dhe “bomber” i Monacos, është i disponueshëm për t’u zhvendosur në “Bernabeu”, duke parë se “Los Blancos” janë në kërkim të një njeri-gol, pasi e shohin të pamundur arritjen tek Icardi, Lewandowski apo Harry Kane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?