FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Radhë e tifozave të Romës për ndeshjen me Liverpulin

Qindra tifozë të Romës janë rreshtuar para një qendre të shitjes së biletave në kryeqytetin italian ende pa zbardhur mëngjesi mirë, me qëllim që ta sigurojnë një biletë për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Roma i shkon Liverpoolit të mërkurën e ardhshme, më 24 prill, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Express.

Triumfi i Romës pas një rikthimi historik në çerekfinale kundër Barcelonës ua ka ngjallur shpresat dhe rritur dashurinë e padiskutueshme tifozëve romanistë, të cilët nuk kanë pritur për t’u zbardhur në mënyrë që të sigurojnë një biletë për ta përkrahur skuadrën e zemrës në “Anfield”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi ku ata shihen duke pritur në radhë për bileta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Liverpool dhe Roma janë takuar pesë herë deri më tani, me anglezët që i kanë fituar dy nga ato ndeshje, barazuar në dy të tjera dhe humbur vetëm një.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?