FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rafinha: Spalletti trajner i madh, por nuk donte të më mbante

Ish-mesfushori i Inter, Rafinha mendon se Spalletti nuk e donte tek Inter. Braziliani ishte i huazuar te zikaltrit në fazën e dytë të sezonit të kaluar, por klubi italian nuk shfrytëzoi opsionin për ta blerë përfundimisht.

“Spalletti është një trajner i madh, por kam ndjesinë se ai nuk donte të më mbante. Inter mbetet në zemrën time, megjithëse do të kisha qëndruar, por në fund ata zgjodhën lojtarë të tjerë. E di që tifozët donin që unë të qëndroja. Për atë ekip dhashë gjithçka. Isha shumë i lumtur në Milano.

I kam ruajtur kontaktet me ish-shokët e ekipit, stafin mjekësor dhe drejtuesit, por dera është mbyllur dhe nuk besoj se do të hapet përsëri. Tani jam i lumtur te Barcelona. Ndeshja ndaj Inter do të jetë e veçantë për mua. Nëse luaj dhe shënoj normalisht që nuk do të festoj. Zikaltrit do të mbeten gjithmonë një pjesë e imja. Kam shumë miq në Milano, flas shpesh me Icardi-n. Ja kam kaluar shumë mirë aty, ndihesha pjesë e familjes”, deklaroi Spalletti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?