Rafinja një hap larg Interit, arrihet akordi me Barcelonën
Interi është pranë një tjetër goditje në merkato. Pas Lisandro Lopez, drejtori sportiv i zikaltërve, Ausilio është në detajet e fundit për të transferuar Rafinjën. Takimi në Katalonjë mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Barcelonës ka pasur zhvillime pozitive sipas medieve italiane, të cilët janë në detajet e fundit të akordit.
Trajneri Spaleti në këtë mënyrë do të presë një tjetër përforcim të rëndësishëm nga Spanja. Rafinja ka qëndruar për një kohë të gjatë jashtë fushave pas problemeve në mesnik, por shumë shpejt duket se do të zyrtarizohet kalimi tek Interit. Diferenca mes kërkesës së Barcelonës për përfshirjen e klauzolës së blerjes, dhe të Interit për huazimin, është reduktuar ndjeshëm. Tashmë po punohet në detajet e fundit të kontratës. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

