Raiola: Donaruma duhet të largohet nga Milanit, Baloteli mund të rikthehet në Itali!

Milani mund të jetë duke kaluar një periudhë të artë, por kjo nuk i ndryshon aspak mendimet Raiolës që Xhanluixhi Donaruma duhet të largohet nga kuqezinjtë në verën e ardhshme. Agjenti mendon se ai duhet të largohet pasi ka oferta të rëndësishme. “Xhixhio ka bërë zgjedhjen e tij për të qëndruar te Milani dhe unë e respektoj. Por nëse do të më kërkonte që të largohej, do të vihesha menjëherë në lëvizje, sepse ka oferta të rëndësishme. Po të ishte në dorën time, ai do të largohej nga Milani”, ka thënë Riola për mediat italiane.

Ai nuk harroi që të komentonte edhe të ardhmen e Balotelit. “Mario është gati të rifutet në lojë. Është pjekur shumë dhe mbetet një nga 10 sulmuesit më të mirë në botë. Vlen 100 milionë euro, por është me parametër zero, ndaj bëhet fjalë për një marrëveshje të madhe. Po bisedoj me shumë klube në Angli dhe në Itali. Kam folur me Juven, Romën, Napolin dhe Interin. Milani? Jo, sepse është Mirabeli, dhe nuk mund të flas me të, nuk jam në nivelin e tij”, theksoi agjenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?