Raiola fut xixat mes Milanit e Donnarummës: Nuk e mbajtën premtimin

Mino Raiola sulmon përsëri Milanin. Agjenti i portierit Gigio Donnarumma thotë se drejtuesit kuqezinj, gjatë bisedimeve të gjata për rinovimin, i kishin premtuar shiritin e kapitenit. Por kapiten i skuadrës i bë Leonardo Bonucci, menjëherë pas transferimit nga Juventus.

“Na premtuan shiritin e kapitenit. Nuk kemi asgjë kundër Bonuccit, por duam të kuptojmë”, deklaroi Raiola për Rai Sport. Deri tani përgjigjja e Milanit nuk ka ardhur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?