Raiola sulmon Milanin: Shkelën premtimet, nuk besoj tek ky projekt
Mino Raiola këmbëngul se nuk “beson në projektin e Milanit”.
Në një intervistë për “La Domenica Sportiva”, agjenti i mirënjohur nënvizoi se nuk ka asnjë inat me Milanin, por nuk la pa përmendur premtimin e pa mbajtur të drejtuesve të rinj ndaj Donnarummas.
“Unë nuk kam asgjë personale kundër CEO Marco Fassone dhe drejtorit të ri sportiv Massimiliano Mirabelli. Kam vetëm një problem: Nuk besoj në projektin e tyre për Milanin e madh”, tha fillimisht ai.
“Donnarummas iu bënë premtime të caktuara por që nuk u mbajtën. Duket e çuditshme që shiriti i kapitenit nuk iu dha Donnarummas duke parë që gjatë negociatave për rinovimin ishte një nga premtimet që na ofruan. Ne nuk e kërkuam. Unë nuk besoj në Milani”, përfundoi ai.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

