Ramadani zyrtarizohet te klubi i Seria A, por postimi fshihet …
Ylber Ramadani mund të quhet lojtari më i ri i Lecces. Lajmin e ka zbuluar vetë klubi italian me një njoftim për shtyp.
Në mënyrë të çuditshme, ky postim në faqen zyrtare u fshi pak minuta më pas. Gjithsesi, lajmi bëri xhiron në mediat italiane, të cilët njoftuan transferimin e futbollist shqiptar.
Lecce dhe klubi i Aberdeen kanë gjetur prej kohësh akordin ndërmjet tyre. Skocezët do të përfitojë 1,2 milionë euro nga shitja e mesfushorit kuqezi ndërsa do të mbajnë edhe 10% të kartonit. Ramadani i bashkohet në këtë mënyrë kolonisë kuqezi që aktivizohet në Serie A.
Mesfushori mbylli një sezon shumë pozitiv me Aberdeen ku u aktivizua në 44 ndeshje, realizoi një gol dhe dhuroi 3 asiste.

KOHA JONË SONDAZH

