FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramires: Interi klub i madh, jam gati për të luajtur për Spaletin

Ramires është gati që të rikthehet në Europë te skuadra e Interit, Ish-mesfushori i Çelsit tashmë luan në Kinë, por nuk e fsheh dëshirën në një intervistë për “Sky Sport” për t’u transferuar në ekipin që drejtohet nga Luçiano Spaleti.

Do të isha shumë i lumtur nëse do të shkoja tek Interi, do të ishte një rikthim në Europë ë një klub të madh. Nëse do të ndodhë diçka unë do të jem gati, edhe pse nuk varet vetëm nga unë, kjo tratativë do të kënaqte të dyja klubet. Shpresoj që të arrihet një akord, dhe ndoshta të shkoj tek Interi.

Spaleti? Nuk kam folur, nuk i kam parë edhe kur kanë ardhur në Kinë. Ai është një trajner i madh. Jam i lumtur që një strateg si ai më ndjek, por tashmë po mendoj vetëm për Jiangsu për të shpresuar që ndoshta të kthehem në Europë”, ka thënë Ramires. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?