Ramos kërkon Bonuçin te Reali, Milani përgjigjet menjëherë

Mund të jetë duke kaluar një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij, por Leonardo Bonuçi është në listën e dëshirave të skuadrave të mëdha evropiane. Klubi i radhës që ka shfaqur interes për të është Reali i Madridit, teksa sipas portalit “elbernabeu”, për të bindur futbollistin italian do të futet në “valle” edhe Serxhio Rams.

Kapiteni i “Los Blancos” kërkon që të ketë si shokë skuadre një mbrojtës me shumë eksperiencë si futbollisti italian. Reali do të tentojë që ta blejë që në muajin janar, por duket një operacion i vështirë për t’u realizuar.

Pozicioni i Milanit është i qartë: Bonuçi nuk lëviz dhe për asnjë çmim. Përtë ka oferta të ndryshme dhe nga Çelsi dhe Siti. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?