Ramosit nuk i ndahen dëmtimet, rrezikon dhe duelin e kthimit ndaj Realit
Sezoni i parë për Sergio Ramos te PSG ka qenë një dështim total. Spanjolli nuk e ka rritur ende ritmin brenda skuadrës së Mauricio Pochettino. Sa herë del në fushë, dëmtohet. Në prag të ndeshjes së kthimit kundër Real Madrid, mbrojtësi rrezikon që të mungojë sërish.
Në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Carlo Ancelottit në “Parc des Princes”, ai ishte në tribunë. Mediat franceze e cilësojnë një bast të dështuar. Ramos nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të rëndësishme në këtë sezon.
Në moshën 35-vjeçare, dëmtimet e muskujve po e lënë Ramos në një situatë të vështirë. Futbollisti mund të vendos që të tërhiqet përfundimisht në fundin e këtij sezoni, duke parë këto probleme.
KOHA JONË SONDAZH

