Rashica suprizon të gjithë, transferohet te Verder Bremen

Milot Rashica është një nga talentet më të spikatur në Europë në vitet e fundit. Sulmuesi i njohur ka spikatur me skuadrën e Viteshe, duke shënuar gola të rëndësishëm, ndërkohë që nuk ka munguar as interesimi nga ekipe të njohura si Napoli apo Ajaks. Gjithsesi ai është transferuar në një tjetër ekip me emër në Bundesligë, Verder Bremen.

Mesfushori 21-vjeçar është trasferuar 7 milionë euro, të cilët shkojnë në arkat e Viteshes. Rashica nuk kishte dalë në stërvitje dhe nga drejtuesit e Viteshes ishte bërë e ditur se mund të shitet. Dhe kështu ka ndodhur, tashmë mesfushori kosovar ka udhëtuar drejt Bremenit dhe ka kryer edhe vizitat mjekësore. Bremen po vuan në kampionat dhe rrezikon rënien nga Bundesliga në këtë sezon, teksa e sheh shpëtimin te sulmuesi shqiptar.

Gjatë verës së kaluar Rashica ishte në shënjestrën e Napolit dhe Udinezes në Napoli. Rashica luan për ekipin përfaqësues të Kosovës dhe pritet të tregojë veten edhe në Bundesligë për të imituar pse jo shembujt e Ozil, Marin dhe shumë talenteve të tjerë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?