Real Madrid fiton me vuajtje ndaj Betis, vendosin Madric-Ceballos (VIDEO)
Real Madrid merr 3 pikë të vuajtur në transfertën e vështirë ndaj Real Betis, duke fituar 2-1.
Merengues e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 13-të me Luka Modric, i cili realizoi një gol të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Betis luaj një lojë shumë të bukur me shumë pasime, por golin e barazimit do ta gjenin në minutën e67-të me Canales, i cili konkretizoi një pasim fantastik të Lo Celso.
2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Dani Ceballos shënoi një gol të bukura nga goditja e dënimit. Pas kësaj fitoreje skuadra e Solarit ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 33 pikëve, 10 më pak se Barcelona.
KOHA JONË SONDAZH

