Real Madrid i fiksuar pas De Geas, gati oferta e re për portierin e United

Real Madrid duket i fiksuar pas portierit David de Gea dhe është gati të bëjë një tjetër ofertë. Vitin e kaluar u arrit marrëveshja në minutat e fundit, por transferimi i lojtarit nga Manchester United nuk u krye vetëm për arsye teknike, deri në mbylljen e dritares së transferimeve.

Tani Madrid po përgatit ofertën 46 milionë sterlina, sipas tabolidit The Sun.

Gjatë verës, Zinedine Zidane kundërshoi blerjet e mëdha dhe tri ndeshjet zyrtare deri tani, kundër Manchester United e Barcelonës, në Superkupën e Evropës dhe atë të Spanjës, i kanë dhënë të drejtë. Me sa duket, presidenti Perez që nuk rri kurrë pa e shtuar koleksionin e yjeve, do të shpenzojë për portën, duke u kthyer sërish nga De Gea.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?