FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid mendon shkarkimin e Zidane, Ancelotti pranë rikthimit

Sipas shtypit spanjoll, Carlo Ancelotti mund të kthehet të drejtojë Real Madrid-in shumë shpejt. Humbja e rëndë e pësuar në “El Clasico” kundër Barcelona-s mund t’i kushtojë vendin trajnerit Zinedine Zidane.

Në fakt, gjithmonë sipas portalit spanjoll, presidenti Florentino Perez po mendon ta zëvendësojë francezin para fundit të sezonit dhe emri i parë në listën e zëvendësuesve të mundshëm është ai i Carlo Ancelotti-t.

Trajneri italian ka drejtuar “Los Blancos” nga viti 2013-të deri në 2015-ën dhe ka fituar katër trofe në Madrid: Kupën e Mbretit, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube, shkruan telesport.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?