Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi, hedh sytë nga Bonucci
Në Spanjë flasin për një dëshirë të Sergio Ramos, i cili i ka kërkuar presidentit Perez një partner të ri në prapavijë.
Pavarësisht se te Milani i kanë thënë ‘jo’ merkatos, sirenat e saj bien për yjet kuqezi. Pas interesit të Liverpool për Suson, Reali i Madridit mësyn mbi një tjetër lojtar të Milanit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Bonucci, ku madrilenët po shfaqin seriozisht interes për italianin.
Sipas “Elbernabeu”, një portal shumë pranë “Los Blancos”, dëshira e kapitenit mund të realizohet brenda verës së 2018-të, megjithatë nuk duket e pamundur një mësymje në ditët e mbetura nga merkatoja dimërore, e cila ka si afat mbylljeje orën 23:00 të 31 janarit.
KOHA JONË SONDAZH

