FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madridi në kërkim të zëvendësuesit të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo ende nuk është larguar, por Florentino Perez tashmë ka nisur të gjurmojë në tregun e transferimeve për ta gjetur një zëvendësues që do t’i ngazëllente tifozët e Real Madridit.

Objektivat e presidentit të klubit madrilen janë Neymar dhe Kylian Mbappe, por sinjalet negative nga Paris Saint-Germaini janë duke e detyruar atë ta shikojë opsione tjera. Ndër to është ylli serb, Sergej Milinkovic-Savic, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori atakues, 23-vjeçar, është duke ua tërhequr vëmendjen shumë klubeve të mëdha. Sipas Corriere dello Sport, Madridi i ka ofruar plot 155 milionë euro për serbin. Gjiganti spanjoll dëshiron të bëjë një goditje në tregun e transferimeve që do ta kompensonte largimin e Ronaldos. Agjenti i tij është ish-lojtari i Atletico Madridit, Mateja Kezman, i cili darkoi me presidentin e Lazios, Claudio Lotito, për ta diskutuar ofertën e Realit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reali e di se do ta humbasë Ronaldon herët a vonë dhe tani janë duke e pritur Juventusin të bëjë ofertë formale dhe Ronaldon të deklarojë publikisht se dëshiron të largohet, për 100 milionë euro. Megjithatë, Reali mund të kërkojë më shumë. Juve është e gatshme t’i ofrojë deri në 120 milionë euro, sipas Tuttosport.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?