Real Madridi nga një tjetër “planet”, shkatërron Liverpoolin në “Anfield” (VIDEO)

Mund ta quani “Real Madrid Champions”. Skuadra e Carlo Ancelottit duket nga një tjetër planet në Champions League, teksa nuk njeh kundërshtar. As kur përballë është Liverpooli që në fakt kanë udhëhequr fillimisht 2-0, por më pas janë shkatërruar në shifrat 2-5 brenda në shtëpinë e tyre në “Anfield Road”.

Ishte një duel i jashtëzakonshëm me gola shumë të bukur nga Nunez që hapi serinë e golave, ndërkohë që më pas do të kishim gafën e Courtois që i dhuroi një gol Salah. Në krahun tjetër Vinicius Junior rindezi shpresat, ndërkohë që Alisson “imitoi” portierin madrilen duke i dhuruar barazimin Vinicius.

Në pjesën e dytë ishte një spektakël nga Reali, që do të shënonte tri gola, fillimisht me Militaon dhe më pas një dopietë e Benzema. Ndeshja e kthimit pritet të jetë një formalitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

GOLAT

Swiss Digital Mobile Reklama

GOL 2-5: Në minutën e 67-të, pas një aksioni të bukur Benzema shmang tri mbrojtës dhe portierin dhe më pas e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

GOL 2-4: Në minutën e 55-të, Karim Benzema godet me të majtën në hyrje të zonës, teksa topi devijohet dhe më pas shkon në rrjetë.

GOL 2-3: Në minutën e 47-të, Luka Modric jep një pasim në zonë, atje ku Militao godet saktë me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë.

GOL 2-2: Në minutën e 36-të, portieri Alisson imiton kolegun e tij duke i dhuruar një top Vinicius Junior, i cili pas një devijimi shkon ne rrjetë.

GOL 2-1: Në minutën e 21-të, Vinicius Junior me një veprim spektakolar e dërgon topin në cepin e portës falë një goditje shumë të bukur me të djathtën.

LINKU

GOL 2-0: Në minutën e 15-të, Courtois do të gabonte rëndë duke i dhënë mundësinë Salah që të shënonte me portën e boshatisur.

GOL 1-0: Në minutën e 4-t, Salah jep një pasim fantastik për Nunez, i cili dhuron magji me një finte të mrekullueshme, që shkon në rrjetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?