Reali bën gati “çekun” 300 mln euro për Nejmarin
Real Madrid ka gati 300 milionë euro për Nejmarin. Gazeta spanjolle “Marca” raporton se Florentino Perez ka gati për të bërë një revolucion në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Pas dështimit në kampionat dhe eliminimit në Kupën e Mbretit, vetëm Championsi është objektivi i vetëm i mbetur për “galaktikët”. Duke parë dhe moshën e Kristiano Ronaldo (33), madrilenët kanë vendosur si objektiv parësor afrimin e Nejmarit.
“Një revolucion që kushton 300 milionë euro. Reali nuk ka probleme likuiditeti për të rinovuar skuadrën. Nëse Nejmar është një prioritet për Florentino Perez, zgjatja e kontratës së Kristiano Ronaldos, duket i pamundur. Ky është edhe motivi që madrilënët kanë gati 300 milionë euro në dispozicion për të firmosur me brazilianin, që mund të jetë më i mundshëm me shitjen e Cr7.
“Goal.com” në versionin brazilian, një ditë më parë raportoi se presidenti Naser Al Kelaifi, i ka premtuar Nejmarit se do ta lejonte transferimin në rast se PSG fiton Championsin. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

