Reali blindon Ronaldon, i ofron 30 milionë euro në sezon

Kristiano Ronaldo do të qëndrojë te Reali i Madridit, pavarësisht zërave të shumtë që e shohin larg madrilenëve në sezonin e ardhshëm. Gazeta “ABC” raporton se klubi madrilen ka arritur një akord për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2021, ndërkohë që ylli portugez do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Shifrat në fakt nuk afrohen ofertës së PSG, dhe as Mesit, i cili zgjati kontratën para një muaji. Presidenti Perez nuk dëshiron që të humbasë njeriun simbol të ekipit të tij, dhe i ofron rinovimin edhe për të dalë nga momenti i vështirë që Ronaldo po kalon aktualisht në kampionat. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?