Reali fiton 2-0, +4 nga Barça, “hesht” Ronaldo, pritet përgjigja e Mesit
Reali i Madridit fitoi 2-0 ndaj Deportivo La Korunjës, duke u shkëputur 4 pikë nga Barcelona që pret të djelën Levanten. Ronaldo nuk shënoi, por gjithsesi Reali rikthehet tek fitorja e munguar. Isko e Benzema realizoi secili nga një gol për madrilenët, duke e mbajtur në krye skuadrën e Carlo Ancelottit. Barca duhet të fitojë medoemos sot që të ngushtohet diferenca në një pikë, ndërsa Atletiko Madrid luan në transfertë dhe mbyll ndeshjet e javës së 23-të, ndërkohë që është shkëputur 7 pikë nga Reali, pas fitores së javës së 23-të në La Liga.
La Liga – java e 23-të
Të Premten
Alemira-Sociedad 2-2
Të shtunën
Sevilja –Cordoba 3-0
Real M –D. La Corunja 2-0
Granada –A. Bilbao 0-0
Malaga –Espanjol ?
Të djelën
12:00 Valencia – Getafe
17:00 Barcelona -Levante
19:00 Rayo V. -Vilarreal
21:00 Celta Vigo – A. Madrid
KOHA JONË SONDAZH

