Reali fiton me një autogol super sfidën ndaj Sevillas (VIDEO)

Real Madrid rikthehet te fitoret në La Liga pas 3 ndeshjes. Los Blancos triumfuan 1-0 në transfertën delikate ndaj Sevillas. Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, por me shanse shënimi, në të dytën ekipi i Zidane arriti të zhbllokonte ndeshjen.

Në minutën e 55-të, Mendy del mjaft mirë në krahun e majtë, pason në zonë për Vinicius Junior, por topi në fund do të shtyhej për në rrjetë nga mbrojtësi i Sevillas Bono.

Sevilla nuk gjeti forcë reagimi, teksa rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund me Realin që mbetet në vendin e tretë me 20 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?