Reali fiton me përmbysje ndaj Almerias, Bellingham shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Real Madrid merr fitoren e dytë në javën e dytë të La Ligas. Skuadra e Ancelottit fitoi 3-1 me përmbysje në fushën e Almerias.  Ishte një ndeshje që nisi në malore për madrilenët, pasi vendasit shënuan një gol të bukur me kokë nga Arribas.

Kundërpërgjigja vjen nga Jude Bellngham, që përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të barazuar shifrat. Britaniku nuk u ndal me kaq, pasi në pjesën e dytë do të shënonte golin e përmbysjes me kokë.

Për të vulosur gjithçka mendoi Vinicius Junior, i cili do të realizonte një gol të bukur me një goditje perfekte në trekëndësh. Reali ngjitet në krye të renditjes me 6 pikë, po aq sa Valencia. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?