Reali fiton ndaj Levantes, vendosin Vinicius dhe Benzema (VIDEO)
Real Madrid vuan shumë për të marrë 3 pikët e radhës në La Liga. Skuadra e Zidane mori një fitore pa shumë probleme 2-0 në transfertën ndaj Levantes. Ndeshja do të zhbllokohej pas 16 minutash. Junior Vinicius lëshoi një goditje fantastike në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës, për të mos t’i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Abarisketa.
Levante u përpoq të reagonte, me Enis Bardhin që krijoi dy mundësi të mira shënimi, por fati nuk ishte në krahun e tij. Reali luan me kundërsulme në minutat e fundit, duke arritur që ta shfrytëzojë më së miri këtë faktor. Në minutën e 5-të të shtesës, Karim Benzema me një veprim të bukur arrin që të konkretizojë aksionin dhe të mbyllë llogarit e ndeshjes. Real Madrid numëron 10 pikë pas 4 ndeshjeve të para, duke i bërë një start të mirë sezonit të ri. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

