Reali fiton në “frymën e fundit” ndaj Getafes, Bellingham është sërish hero (VIDEO)

Real Madrid ka arritur një tjetër fitore në kampionat, por këtë herë ka vuajtur shumë në “Santiago Bernabeo”. Skuadra e Ancelottit fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Getafes, në një ndeshje që dhuroi shumë emocione.

Në 45 minutat e para, fitues në dhomat e zhveshjes do të shkonte Granada. Miqtë do të kalonin në avantazh që në minutën e 11-të me Mayoral, i cili do të driblonte dhe portierin dhe më pas do ta dërgonte topin në kuadrat. Madrilenët kishin shanse dhe pretenduan dhe për një penallti, por që arbitri nuk mendoi kështu.

Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për Realin, që do të shënonte golin e barazimit me Joselu-n. Kur u mendua se sfida do të shkonte drejt barazimit, vendasit do të shënonin golin e fitores që ngriti “peshë” tifozët. Bellingham ndoqi mjaft mirë aksionin në minutën e 95-të duke e dërguar topin në rrjetë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?