Reali fiton pastër ndaj Getafes, shkon në -5 pikë nga Atletico Madrid (VIDEO)
Real Madrid ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 në La Liga kundër Getafes, duke marrë përkohësisht vendin e dytë. Skuadra e Zidane e zgjidhi ndeshjen vetëm në 45 minutat e dyta.
Në minutën e 60-të, Vinicius Junior dha një asist fantastik për Benzema, i cili arriti që të shënonte me kokë. 7 minuta më pas Ferland Mendy finalizoi një aksion të nisur nga vetë ai, duke bërë sulmuesin brenda zonës.
Me këtë fitore Reali ngjitet në kuotën e 46 pikë, 5 më pak se Atletico, por me dy ndeshje më shumë të luajtura se Los Colchoneros. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

