Reali jep lajmin e hidhur për dëmtimin e Ronaldos, a mungon në ‘El Clasico’?

Cristiano Ronaldo vijon të stërvitet i vetëm dhe pa top duke krijuar më shumë dyshime rreth aktivizimit të tij në “El Clasicon” e së shtunës.

Mediat spanjolle raportojnë se “ylli” portugez ndjen ende dhimbje në muskujt e pulpës të cilën e dëmtoi në finalen kundër Gremios për Kupën e Botës për Klube, shkruan SYRI.net.

“Cristiano Ronaldo u trajnua i vetëm nga pjesa tjetër e grupit”, thuhet në reagimin e shkurtër të Realit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim të stafit mjekësor për të krijuar një ide më të qartë për shëndetin e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?