Reali më i keq i 25 viteve të fundit, shënohet sa gjysma e golave të “epokës Ronaldos”
Real Madrid pa Cristiano Ronaldon është bërë një skuadër shumë e parashikueshme në sulm. Mjafton të shohësh një ndeshje të ekipit të Solarit për të kuptuar sterilitetin që ka ky repart dhe problemet e shumta në ndërtimin e rasteve për shënim. Numrat janë vërtet të tmerrshëm, pasi Los Blancos kanë shënuar 26 gola në 18 javë dhe për të gjetur numr atë tillë duhet të shkojmë në sezonin e largët 1993/1994. Në atë sezon Reali udhëhiqej nga Benito Floro, i cili zëvendësoi Vincente Del Bosque dhe e mbylli në vendin e katërt, me një golaverazh +11.
Pa Ronaldon- Real Madrid kanë barazuar rekordin negativ pas 25 vitesh. Më 9 sezone me Cristiano Ronaldon, mesatarja e golave pas 128 javësh ka qenë mesatarisht 48.55 gola, sa dyfishi që janë aktualisht (26). Në sezonin 2011/12 dhe 2014-15, merengues kanë shënuar konkretisht 63 dhe 62 gola.
Krahasimet me Barcelonën- Blaugranët janë të parët në krye me 10 pikë më shumë, kanë shënuar 50 gola, thuajse dyfishin. Impresionuese ndërkohë janë të dhënat e dyshes sulmuese Messi-Suarez, të cilët kanë shënuar së bashku 28 gola, dy më shumë se i gjithë ekipi madrilen. Madje edhe Levante e Celta Vigo këtë sezon kanë shënuar më shumë gola në kampionat. E pamundur për të mos përmendur Ronaldon me këto të dhëna, 50 golat e tij në sezon kanë lënë një boshllëk të madh. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

