Reali merr fitoren e katërt radhazi në La Liga, i bashkohet Atleticos në krye (VIDEO)
Real Madrid vijon ecurinë e rezultateve pozitive në La Liga, duke marrë fitoren e katërt radhazi. Los Blancos triumfuan 3-1 në transfertën ndaj Eibar. Skuadra e Zidane e nisi vrullshëm ndeshjen duke shënuar dy gola në 13 minutat e para, fillimisht me Benzema dhe më pas me Luka Modric. U duk se do të ishte e thjeshtë, por Kike do të rihapte llogaritë në minutën e 28-të me një super gol.
Në fundin e ndeshjes vendasit ishin pranë barazimit, por Ramos u kujdes të evitonte një gol të sigurt. Në kundërsulmin e fundit, madrilenët shënuan edhe golin e tretë me Lucas. Me këtë fitore Reali i bashkohet Atletico Madrid në krye me pikë të barabarta, por Los Colchoneros ka një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

