FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali mund Sevilla-n, vendosin Casemiro dhe Modric (VIDEO)

Real Madrid ka rrëmbyer fitoren e dytë radhazi në La Liga, teksa sot ka mundur 2-0 Sevillan në super ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të. Pas një pjese të parë pa gola.

Ndeshja u zhbllokua vetëm 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt, teksa Casemiro shënoi një super gol me një goditje nga distanca, e cila u prit fillimisht nga portieri dhe më pas nga traversa përfundoi në rrjetë.

Në shtesën e ndeshjes kur Sevilal ishte hedhur në sulm në kërkim të golit të fitores, Luka Modric i rrëmbeu topin një mbrojtësi të Sevillas duke arritur që të shënojë golin e dytë për të në këtë sezon. Me këtë sukses Reali ngjitet në vendin e tretë me 36 pikë, 3 më shumë se Sevilla. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?