Reali në gjumë total, pëson dy gola që në start ndaj Levantes (VIDEO)

Reali vazhdon të vuajë në La Liga. Madrilenët po turpërohen në “Santiago Bernabeo” nga Levante, që ka shënuar dy gola brenda 13 minutave të para.

Morales shënoi një gol fantastik në minutën e 6-të, pasi u shërbye në zonë nga pasim “alla Pirlo” nga Postigo. Në minutën e 13-të, ndërkohë Roger dyfishoi shifrat nga pika e bardhë, duke i dhënë një goditje të rëndë madrilenëve, që janë të përgjumur në këtë fillim sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?