Reali në kërkim të një trajneri të madh, ja tre emrat që kërkon Perez

Real Madrid po zhgënjen së tepërmi tifozët gjatë këtij sezoni, teksa në kampionat janë ndalur në sfidën e prapambetur, në javën e 17-të ndaj Villareal. “Santiago Bernabeo” nuk mbushet më dhe nuk ka entuziazmin e sezoneve të fundit, duke konfirmuar një moment aspak pozitive. Largimi i Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Zinedine Zidane, ka krijuar një “boshllëk” të madh që nuk ka mundur të zgjidhet as nga Lopetegui dhe as tani nga Solari.

Para së gjithash, kërkohet një trajner i elitës me një vizion të qartë.  Politika me nënshkrimet me lojtarët e rinj nuk është aspak e mirë. Është koha që Madrid të vendosë klubin në duart e një trajneri të nivelit të lartë dhe me një projekt; pasi është e qartë se Santiago Solari nuk është njeriu i duhur për ta bërë këtë.

Mauricio Pochettino, Massimiliano Allegri dhe Jurgen Klopp janë tre emrat më potencial që dalin menjëherë në skenë. Madrid ka nevojë për një trajner prestigjioz; një me personalitet, me zë, me komandë. Duhet të jetë dikush që mund të ndërtojë një ekip të ri për t’i bërë lojtarët dhe tifozët të ëndërrojnë përsëri, shkruan “Marca” në analizën e saj për klubin mbretëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra, aktualisht, duket e rraskapitur. Madridi ka nevojë të futet në merkato dhe me shumë mundësi në verë do të bëhen goditje të mëdha. Gareth Bale nuk është trashëgimtari i Cristiano Ronaldos; Marcelo është një hije e asaj që ishte dikur; Marco Asensio nuk është përmirësuar; dhe treshja Luka Modric, Sergio Ramos dhe Karim Benzema janë mbi 30 vjeç. Disa nga futbollistët e rinj si Marcos Llorente dhe Sergio Reguilon kanë bërë ndeshje të mira, ndërkohë që Isco jo vetëm që ka humbur rolin e titullarit, por duket shumë larg formës së tij më të mirë.  Në përgjithësi, niveli i skuadrës është më i keq se vitin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Blerja e yjeve dhe jo premtime”, ky duhet të jetë mesazhi që duhet t’i ku duhet të fillojë punën Florentino Perezi. Shumë nga lojtarët e rinj që janë blerë në vitet e fundit nga Los Blancos janë parë si lëvizje të zgjuara pasi paguanin 40 milionë euro për një 18-vjeçar, sesa të paguanin 120 milionë për një 22-vjeçar. Gjithsesi duhen edhe futbollistët me klas dhe me përvojë për të kthyer Realin e magjishëm të sezoneve të fundit. Vinicius Junior, Rodrygo dhe Brahim Diaz mund të jenë futbollistë me shumë talent, por ata nuk mund të nxjerrin ekipin nga “balta” në momentet më vendimtare. Nevojitet një revolucion i shpejt në merkaton e verës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?