Reali në krizë totale, mundet edhe nga Levante në “Bernabeo” (VIDEO)

Real Madrid pëson një tjetër humbje shokuese në La Liga. Kampionët e Europës janë mposhtur edhe nga Levante 1-2 në shtëpi. Kjo ishte disfata e tretë në katër javët e fundit për skuadra e Lopeteguit, i cili rrezikon seriozisht që të shkarkohet për shkak të rezultateve negative.

Morales shënoi një gol fantastik në minutën e 6-të, pasi u shërbye në zonë nga pasim “alla Pirlo” nga Postigo. Në minutën e 13-të, ndërkohë Roger dyfishoi shifrat nga pika e bardhë, duke i dhënë një goditje të rëndë madrilenëve, që janë të përgjumur në këtë fillim sezoni.

Pas pushimit ndeshja u luajt në gjysmëfushën e Levante-s dhe pas shumë tentativash të njëpasnjëshme, ishte Marcelo që ngushtoi diferencën me golin tij të parë sezonal në minutën e 72-të. Ky gol vinte pas 491 minutash për skuadrën madrilene. Teknologjia VAR ishte vendimtare në penalltinë e parë, ndërkohë që anuloi dhe dy golat e madrilenëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?