Reali në momente delikate, Zidane: Faji është i imi!

Momente delikate për Zidane te Real Madridi, teksa “Los Blancos” ndodhet 16 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Barcelona. Për këtë gjë trajneri francez është në dyshim për t’u shkarkuar nga drejtuesit merengues. Ndërkohë duke folur për mediat numri një i madrilenëve ka analizuar situatën pas barazimit 2-2 ndaj Selta Vigos.

“Jemi të gjithë në të njëjtën barkë dhe jemi të gjithë fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhemi. Natyrisht që unë si trajner, kam pjesën më të madhe të përgjegjësisë, por kam besim te lojtarët që stërvit dhe besoj se do t’ia dalim”, ka thënë fillimisht 45-vjeçari në daljen për mediat.

Nuk ka munguar asnjë një analizë për të ardhmen, pasi në javët e fundit është përfolur shumë për një afrim të mundshëm të sulmuesit Ikardi dhe Kejn.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk dua asnjë blerje. Jemi në rregull dhe kemi futbollistë mjaftueshëm për të përballuar çdo kundërshtar. Jemi të kompletuar në çdo repart dhe nuk kemi nevojë të bëjmë afrime në këto momente”, tha strategu francez para sfidës së kthimit ndaj Numncias në Kupën e Mbretit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?