Reali refuzon ofertën prej 90 milionë eurosh për mesfushorin e njohur

Real Madrid humbi një lojtar shumë të rëndësishëm në mesfushë si Casemiro. Kampionët e Spanjës përfituan një shifër mjaft të mirë nga largimi i brazilianit.

Mundo Deportivo ndërkohë raporton së fundmi se te madrilenët ka mbërritur dhe një super ofertë prej 90 milionë eurosh për Federico Valverde. 24 vjeçari uruguaian është i rëndësishëm për Carlo Anceloti dhe vetë trajneri Italian ka vendosur për të refuzuar çdo ofertë për mesfushorin.

Në sezonin 2021-2022 Valverde luajti 31 ndeshje në La Liga, ndërsa në sezonin e ri që sapo ka nisur, Valverde i ka luajtur  të dy ndeshjet si titullar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valverde ka kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2027. Mesfushori është pjesë e Realit që prej vitit 2016, ndërsa në sezonin 2017-2018 luajti në huazim për një sezon me Deportivo La Coruna, për t’u rikthyer përsëri te Kampionët e Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?