Reali revolucion në sulm për sezonin e ardhshëm, kalon në tridentin “NHL”
Reali mund të formojë një tjetër “galaktikë” gjatë merkatos së verës. Kampionët e Europës nuk bën ndryshime në merkato e kaluar, duke larguar vetëm disa nga yjet që ishin në stol, ndërkohë që objektivi për të rrëmbyer Mbapen nuk u realizua, pasi ky i fundit u transferua te PSG. Tani Fiorentino Perez ka vendosur për të bërë një revolucion në skuadër duke parë gjendjen e vështirë që po kalon skuadra e tij. Pas PSG (Nejmar dhe Mbape) dhe Barçës (Dembele dhe Kutinjo), duket se verën e ardhshme është radha e Real Madridit, që do të formojë një tjetër trident luksi. “BBC” i ka ditët e numëruar, pasi presidenti ka deklaruar se skuadra e tij ka nevojë për stimuj të ri.

Precedentët për ndryshime të tilla nuk kanë munguar edhe në të kaluarën. Së pari nisi me Figo, Zidane, Ronaldo dhe Bekam. Më pas, u bënë ndryshime të tjera pas ardhjes së Kaka, Kristiano Ronaldo dhe Benzema në 10 vetëm ditë. Një “trident” që do të rikompozohej pas ardhjes së Garet Bejl dhe largimit të brazilianit. Tashmë është gjithçka gati për të mirëpritur galaktikët e rinj.
I pari në listë është Nejmar, i cili mund të jetë zëvendësuesi ideal i Kristiano Ronaldos. Ardhja e tij mund të jetë një ëndërr e realizuar për presidentin Fiorentino Perez. PSG e bleu vitin e kaluar për 222 milionë euro, ndërkohë që madrilenët janë të gatshëm që të paguajnë 300 tashmë për ta pasur në ekip. Emri tjetër që është në tryezën e Florentino Pérez është Hazard, lojtari që i plotëson të gjitha kërkesat për të qenë galaktik. Kontrata e tij deri në vitin 2020 nuk do të jetë shumë problem për ekipin spanjoll që është gati për të paguar shumën që do të kërkohet për këtë transferim.
Levandovski është emir tjetër që shihet në të ardhmen me fanellën e Realit të Madridit. Me ndryshimet e mëdha që ka pësur merkato në vitet e fundit, ai mund të kërkojë një përforcim ekonomik. Për vetë lojtarin (i cili do të mbushë 30 vjeç në gusht) do të ishte “qershia mbi tortë” në karrierën e tij kalimi te “Los Blancos”, por gjithçka do të varet nga Bajerni. Në listën e të ardhmes së Realit, janë edhe Kejn së bashku me Ikardi. Të dy sulmuesit e njohur kanë kualitetin e duhur për të luajtur në Spanjë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

