FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali sot mund të barazojë rekordin I cili është i paprekshëm prej dekadash

Sonte Real Madridi mund të barazojë sot rekordin e skuadrës braziliane Santos duke shënuar në 73 ndeshje rradhazi në kohën e Peles.

Real Madridi deri më tani ka shënuar në 72 ndeshje rradhazi duke filluar nga ndeshja e sezonit2015/16 pikërisht ndaj Sociedadit në stadiumin Anoeta. 5 ndeshje nga sezoni 2015/16, 60 ndeshje të sezonit 2016/17 dhe 7 ndeshje të këtij sezonit janë 72 ndeshjet në të cilat Real Madridi ka gjetur portën, përcjell Albeu.com.

Ndeshja e fundit ku Real Madrid nuk arriti të shënonte ishte gjysmëfinalja e dytë në Champions League në sezonin 2015-16 ndaj Manchester Cityt. Ku pavarësisht kësaj sërish arriti të kualifikohej në finale pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me gol të Bale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?