Reali “spiunon” Ikardin, fashikull mbi jetën private. Madrilenëve nuk do i kushtojë vetëm 100 mln euro

Një fashikull në plotë kuptimin e fjalës, jo për Ikardin si lojtar, por për njeriun-Ikardi. Këtë, sipas “Marca”-s, ka kërkuar presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, përpara se të përpiqet t’i rrëmbejë Interit sulmuesin argjentinas.

“Informacionet sportive janë pozitive në të gjitha aspektet”, shkruan e përditshmja e Madridit “por klubi madrilen ka dashur të thellohet dhe ka kërkuar një dosier për disa episode jashtë fushe të përjetuara nga Mauro, fillimisht i etiketuar si një lojtar i ndërlikuar. Por, duket se e gjithë kjo është harruar. Në Madrid janë të vetëdijshëm se blerja e bomberit”, përfundonte artikulli, “nuk do kushtojë më pak se 100 milionë euro”. /PanoramaSport/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?