FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Receta e suksesit të Salah, pjata tipike shqiptare

Mohamed Salah është lojtari kryesor i Liverpool dhe futbollisti më i përfolur i momentit, dhe për këtë nuk ka receta sekreti. Egjiptiani thotë se nuk ndjen presion aspak dhe ndryshe nga futbollistët e tjerë që i nënshtrohen dietave, ai ha çfarë të dojë, sidomos kushari, pjatë tradicionale egjiptiane.

”Ushqimi është pjesë e rëndësishme në futboll. Nutricionisti im thotë se nuk kam dhjamë fare, kështu që mund të ha çfarë të dua. Për të pirë, nuk pi, këtë pjesë nuk e kam problem. Kur kthehem në Egjipt, marr miqtë në telefon që të më presin me kushari. E ha direkt në makinë, nuk pres të shkoj në shtëpi”, tregon Salah.

Kushari është një pjatë me pilaf, makarona dhe thjerrëza, që sipër tyre kanë salcë pikante domateje, hudhra, qiqra dhe qepë të skuqura. Edhe pse nuk duket një pjatë e shëndetshme për një sportist, kushari nuk e ka penguar sulmuesin e Liverpool që të shënojë 43 gola deri në këtë pikë të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?