Redon Xhixha sinjale Sylvinhos, po kalon super formë te Qarabag
Redon Xhixha, ish sulmuesi i Tiranës, po kalon një moment fantastik duke qenë protagonist absolut tek ekipi i tij, Qarabag. Xhixha realizoi një tjetër gol në sfidën kundër Rakow, në kualifikueset e Champions League.
Xhixha mund të konsiderohet si sulmuesi më në formë kuqezi këtë periudhë pasi ky ishte goli i pestë i tij në këtë aventure evropiane me Qarabag. Xhixha jo vetëm ka fituar postin e titullarit, i paprekshëm, por ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me golin.
Për fat të keq, goli i tij në minutën e 60-të nuk mjaftoi për t’i dhuruar kualifikimin Qarabag, me azerët që tashmë do të luajnë në raundin e tretë të Europa League. Xhixha nuk është grumbulluar asnjë herë nga Sylvinho, por me shumë mundësi në shtator ai pritet të marrë një ftesë.

KOHA JONË SONDAZH

