FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reja me surpriza në formacionin zyrtar ndaj Hungarisë, debuton Nedim Bajrami

Shqipëria do të zbresë pas pak minutash në “Elbasan Arena” për të sfiduar Hungarinë në kualifikueset e Kupës së Botës. Trajneri Edy Reja ka zbuluar dhe formacionin me të cilin do të luajë në këtë ndeshje ku nuk mungojnë surprizat.

Hysaj do të zëvendësohet nga Doka, ndërkohë në pjesën tjetër të mbrojtjes nuk ndryshon asgjë. Në sulm ka jo pak befasi, pasi spikat mbi të gjitha aktivizimi i Nedim Bajramit nga minuta e parë.

Ky do të jetë një debutim për të, pasi veshë për herë të parë fanellën kuqezi. Uzuni ka fituar një vend në formacion, ndërkohë që Balaj ka lënë në stol Cikalleshin. Te Hungaria emrat më të spikatur janë Sallai, Szobsozlai apo dhe Nagy në mesfushë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?