Rekord tifozësh skocezë në Shqipëri për ndeshjen që luhet në Shkodër

Do jenë 2 200 skocez në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kombeve Shqipëri-Skoci, e programuar për tu luajtur të shtunën në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Sportivisht skocezët kanë “pushtuar” Shqipërinë për një ndeshje futbolli dhe kjo është e jashtëzakonshme. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit deri më tani janë shitur 2 180 bileta. Shifrat janë të konsiderueshme dhe vendosin një rekord, pasi është hera e parë që në Shqipëri vjen një numër i madh tifozësh për një ndeshje futbolli.

Rekordi ishte vendosur më parë nga Anglia, pasi në vitin 2001, rreth 500 tifozë kishin udhëtuar drejt Shqipërisë. Skocezët e kanë katërfishuar, madje dhe e kanë tejkaluar atë shifër. Ata kanë ideruar të zhvillojnë një fundjavë sportive për tu mbajtur mend në Shqipëri. Gjithashtu, thuhet se një grup tifozësh i quajtur “Tartan Army” ka dhuruar një çek prej 5 mijë paund, një fondacioni shqiptar që merret me fëmijët në vendin tonë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?