FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vend numëro, Kosova në rënie të lirë

Asnjë ndryshim në pozicionimin mujorë të Shqipërisë në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja Shqiptare ruan vendin e 62-të me 553 pikë në total.

Mungesa e aktiviteteve ndërkombëtare ka bërë që ndryshimet të jenë të pakta jo vetëm për Shqipërinë por për pjesën më të madhe të ekipeve.

Kosova është nga të pakta skuadra që ka ndryshuar pozicion. Me 97 pikë në total, Kosova renditet në vendin e 177-të duke humbur në këtë mënyrë 3 pozicione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë ndryshim edhe për sa i përket kreut. Renditja mujore e FIFA-s vijon të kryesohet nga Gjermania, e ndjekur nga Brazili, Portugalia dhe Argjentina.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?