FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozitat

Shqipëria ka ruajtur të njëjtin pozicionim edhe për muajin gusht në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë janë të pozicionuar në vendin e 63-të, vend të cilin e rikuperuan një muaj më parë, falë pikëve të marra me suksesin ndaj Izraelit.

Këta të fundit, që janë edhe kundërshtarët tanë, ndodhen 4 vende më poshtë. Shqipëria, që tanimë do të drejtohet nga Christian Panucci, po rikuperon nga një rënie drastike që pësoi pas finaleve të Kampionatit Evropian, duke arritur në vendin e 66, pozicionimi më i ulët që prej vitit 2011.

Ndërkohë, Brazili rikthehet pas 1 muaji sërish në krye, duke zbritur Gjermaninë në vendin e dytë. Vendi i tretë mbetet i pandryshuar me Argjentinën, ndërsa kanë fituar nga një pozicion Zvicra dhe Polonia, që ndajnë vendin e katërt dhe të pestë. Renidtja e radhës nga FIFA do të publikohet në 14 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?