FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rey Manaj reagon për largimin e Sylvinhos: Paç fat trajner dhe faleminderit!

Largimi i Sylvinhos nga pankina e Kombëtares shqiptare ka sjellë reagimet e para edhe nga futbollistët kuqezi. Pas mbylljes së aventurës trevjeçare e gjysmë të teknikut brazilian në krye të Shqipërisë, sulmuesi Rey Manaj është bërë lojtari i parë i Kombëtares që ka reaguar publikisht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj ka ndarë një foto së bashku me ish-trajnerin Sylvinho, duke i dedikuar një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Paç fat trajner dhe faleminderit!”

Sylvinho largohet nga drejtimi i Kombëtares pas një periudhe që konsiderohet ndër më të suksesshmet në vitet e fundit për kuqezinjtë. Gjatë mandatit të tij, Shqipëria arriti të sigurojë kualifikimin në UEFA Euro 2024 dhe të mbajë gjallë ëndrrën për Botërorin, duke e çuar ekipin në fazën “play-off”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përtej rezultateve sportive, braziliani krijoi një raport të afërt me grupin e lojtarëve dhe solli një frymë të re në ambientin kuqezi, element që duket se është vlerësuar edhe nga futbollistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?