FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rezultate të dobëta, shkarkim trajneri dhe lot, Torino i “jep duart” Mihajloviç-it

Vendimi sensacional i Torinos gjatë natës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, presidenti Urbano Kairo ka vendosur të shkarkojë trajnerin Sinisa Mihajlovic pas derbit italian të Kupës, kundër Juventusit. Largimi nuk do të vijë aq shumë për humbjen kundër bardhezinjve, por, me sa duket, për lojën e ekipit në periudhën e fundit. Në fakt, performanca e Torinos duket se ka zhgënjyer drejtuesit e klubit, gjë e cila është shoqëruar me vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me trajnerin serb.

Sipas raporteve nga e përditshmja sportive në Milano, uljet dhe ngritjet në rezultate, shoqëruar me lëndimet e shumë lojtarëve kyç, sfidat e fundit zhgënjyese kundër SPAL dhe Genoa, kanë peshuar rëndë në këtë vendim, i cili do t’i komunikohej Mihajlovicit me telefon. Me të dëgjuar lajmin, një delegacion i lojtarëve, i udhëhequr nga Andrea Belotti, dhe duke përfshirë Ljajiç, Baselli dhe Niang, e vizituan trajnerin serb në hotel dhe i shprehën dashurinë e tyre, duke i thënë se ekipi ishte me të.

Mihajlovic, i befasuar, mësohet se i ka përqafuar djemtë e tij dhe disa lot i kanë rrjedhur nga sytë. Shkarkimi zyrtar nga klubi “granata” pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme, ndërkohë që për gjetjen e zëvendësuesit të tij kanë filluar bisedimet, shkruan telesport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Torino, sipas “Sky”, në këto orë është duke reflektuar mbi profilin e trajnerit të ri, por duket se në “pole position” për vendin e Mihajlovic do të jetë ish-trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, aktualisht pa ekip, pas largimit nga Watford ( me të cilin ai ka ende një vit kontratë). Kontaktet vazhdojnë midis palëve në kërkim të marrëveshjes, e cila duket gjithnjë e më shumë e mundshme. Mihajloviç e lë Torinon në vendin e 10-të të renditjes, me 25 pikë, 5 më pak se Sampdoria, e cila aktualisht zë vendin e 6-të, çka në fund të sezonit do t’i jepte qasje në “Europa League”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?