Rikthehet Maurico Pochettino, merr drejtimin e PSG

Ishte kandidatura kryesore për të zëvendësuar Tomas Tuhel në krye të Paris Saint Germain dhe me nisjen e vitit të ri gjithçka u konkretizua.

Maurico Pochettino është trajneri i ri i kampionëve të Francës. Ish-tekniku i Tottenhamit, i cili ka në të kaluarën ka qenë edhe futbollist i Paris Saint Germain, tashmë merr drejtimin e francezëve me të cilët ka firmosur deri më 30 qershor të vitit 2022.

Pochettino ka nisur menjëherë punën me skuadrën e re dhe do të debutojë në stol këtë të mërkurë, në përballjen që Paris do të ketë në kampionat kundër Sant Etien.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?