Robben: Kriza e Bayernit? Mos më bëni që të qesh …
Bayerni nuk fiton prej 3 ndeshjesh në Bundesligë, duke humbur jo vetëm vendin e parë, por tashmë gjendet 3 pikë larg nga Dortmundi dhe pozicionohet në zonën e Europa League, në vendin e 6-të. Gjithsesi situata nuk duket kaq dramatike për Robben.
“Lutem të mos më keqinterpretoni por më vjen të qesh kur dëgjoj të flitet për krizë tek Bayerni”,citohet ai nga e përditshmja Kicker. “Dortmundi është një rival i denjë ndërsa skuadra të tjera na kanë superuar në klasifikim, por tashmë presioni është tek ato, duhet te tregojnë se dinë ta mbajnë këtë ritëm. Nëse që tani do të ishim të parët në tabelë do të mendonin se Bundesliga është bërë monotone.
Duke qenë se jemi minus katër pikë, të gjithë kanë nisur të flasin për një krizë por çfarë na duhet të bëjmë është të ruajmë qetësinë për të kuptuar çfarë të përmirësojmë. Stresi nuk ndihmon në këto raste madje të orienton gabim. Unë jam besimplotë tek kjo skuadër”, deklaroi futbollisti holandez.
KOHA JONË SONDAZH

